Luka 22:59-67 Bibla Shqip (ALBB)

59. Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: ''Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është galileas''.

60. Por Pjetri tha: ''O njeri, s'di ç'po thua''. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.

61. Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: ''Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''.

62. Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.

63. Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.

64. Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".

65. Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.

66. Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kryepriftërinjtë dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:

67. ''Në se ti je Krishti, na e thuaj''. Por ai u tha atyre: ''Edhe sikur t'jua thosha, nuk do ta besonit.

Luka 22