4. Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.
5. Ata u gëzuan dhe i premtuan t'i japin para.
6. Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t'ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.
7. Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.
8. Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: ''Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë''.
9. Dhe ata e thanë: ''Ku dëshiron ta përgatisim?''.