Luka 20:32-39 Bibla Shqip (ALBB)

32. Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.

33. Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua''.

34. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;

35. por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;

36. ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.

37. Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu te ferrishtja, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.

38. Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të''.

39. Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ''Mësues, mirë fole''.

Luka 20