Luka 18:36-43 Bibla Shqip (ALBB)

36. dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;

37. iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.

38. Atëherë ai bërtiti duke thënë: ''O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua''.

39. Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ''O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua''.

40. Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdhëroi t'ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti

41. duke thëne: ''Çfarë dëshiron të bëj për ty?''. Dhe ai tha: ''Zot, të rimarr dritën e syve''.

42. Dhe Jezusi i tha: ''Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi''.

43. Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.

Luka 18