Luka 14:29-32 Bibla Shqip (ALBB)

29. Që atëherë, kur t'i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,

30. duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".

31. Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?

32. Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.

Luka 14