29. Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: ''Ky brez është i lig; ai kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t'i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
30. Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për niniveasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.
31. Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t'i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.
32. Niniveasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona''.
33. Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babune, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.