Luka 1:52-63 Bibla Shqip (ALBB)

52. i përmbysi pushtetarët nga fronet e tyre dhe i ngriti të përulurit;

53. i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.

54. Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,

55. ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.

56. Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.

57. Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.

58. Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.

59. Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;

60. por e ëma ndërhyri dhe tha: ''Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon''.

61. Dhe ata i thanë: ''S'ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër''.

62. Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t'i quhej.

63. Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ''Emri i tij është Gjon''. Dhe të gjithë u mrekulluan.

Luka 1