Ligji i Përtërirë 32:42-49 Bibla Shqip (ALBB)

42. Do t'i deh me gjak shigjetat e mia dhe shpata ime do të gëlltisë mishin, bashkë me gjakun e të vrarëve dhe të robërve, të krerëve flokëgjatë të armikut.

43. Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij, sepse Zoti merr hak për gjakun e shërbëtorëve të tij, merr hak kundër kundërshtarëve të tij, por do të ketë mëshirë për tokën dhe për popullin e tij".

44. Kështu Moisiu erdhi bashkë me Jozueun, birin e Nunit, dhe shqiptoi tërë fjalët e këtij kantiku në veshët e popullit.

45. Kur Moisiu mbaroi së shqiptuari tërë këto fjalë para tërë Izraelit,

46. u tha atyre: "Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t'ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.

47. Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin".

48. Po atë ditë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

49. "Ngjitu mbi malin e abarimëve, mbi malin e Nebos, që ndodhet në vendin e Moabit, në bregun e kundërt të Jerikos, dhe vështro vendin e Kanaanit, që unë ju jap bijve të Izraelit.

Ligji i Përtërirë 32