8. Në atë kohë, pra, morëm nga duart e dy mbretërve të amorenjve vendin që ndodhet matanë Jordanit, nga përroi i Armonit deri në malin e Hermonit,
9. (Hermoni quhet Sirion nga sidonët dhe Senir nga amorenjtë),
10. të gjitha qytetet e fushës, tërë Galaadin, tërë Bashanin deri në Salkah dhe në Edrej, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan.
11. Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtrati i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të amonitëve?). Ai është i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë, sipas kubitit të njeriut.
12. Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë rubenitëve dhe gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;
13. dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.
14. Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e geshuritëve dhe të maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).
15. Dhe i dhashë Makirin Galaadit.
16. Rubenitëve dhe gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,
17. dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpateve të Pisgahut.