Ligji i Përtërirë 26:6-11 Bibla Shqip (ALBB)

6. Por egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.

7. Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.

8. Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;

9. pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.

10. Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t'i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;

11. dhe do të gëzoheni, ti, leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.

Ligji i Përtërirë 26