8. edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.
9. Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;
10. por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.
11. Mund të hani çdo zog të pastër;
12. por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,
13. qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,
14. çdo lloj korbi,
15. strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,
16. bufin, ibisin, mjellmën,
17. pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,
18. lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.
19. Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.
20. Por mund të hani çdo zog që është i pastër.
21. Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t'ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t'i hanë ose mund t'ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënës së tij.