Ligji i Përtërirë 14:19-22 Bibla Shqip (ALBB)

19. Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.

20. Por mund të hani çdo zog që është i pastër.

21. Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t'ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t'i hanë ose mund t'ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënës së tij.

22. Do të zotohesh të japësh të dhjetën e asaj që mbjell dhe që të prodhon ara çdo vit.

Ligji i Përtërirë 14