17. Të mos piqet me maja; është pjesa që u dhashë atyre nga flijimet e mia të bëra me zjarr. Është gjë shumë e shenjtë, ashtu si flijimi për mëkatin dhe si flijimi për shkeljen.
18. Çdo mashkull ndër bijtë e Aaronit do të mund të hajë. Është një ligj i përjetshëm për gjithë brezat tuaj, që lidhet me flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kushdo që prek këto gjëra duhet të jetë i shenjtë.
19. Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
20. "Kjo është oferta që Aaroni dhe bijtë e tij do t'i bëjnë Zotit ditën në të cilën janë vajuar: një e dhjeta e efës maje mielli, si blatim i zakonshëm i ushqimit, gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje.
21. Ajo do të përgatitet me vaj mbi një skarë; do ta çosh të përzier mirë dhe do të ofrosh copat e pjekura të blatimit të ushqimit, si erë e këndshme për Zotin.