Levitiku 12:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

2. "Folu kështu bijve të Izraelit: Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull, do të jetë e papastër për shtatë ditë, do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj.

3. Ditën e tetë do të rrethpritet mishi i lafshës së djalit.

4. Pastaj ajo do të rrijë akoma tridhjetë e tre ditë për të pastruar gjakun e saj; nuk do të prekë asnjë send të shenjtë dhe nuk do të hyjë në shenjtëroren, derisa të plotësohen ditët e pastrimit të saj.

5. Por në rast se lind një vajzë, ajo do të jetë e papastër dy javë si në kohën e zakoneve të saj; dhe do të rrijë gjashtëdhjetë ditë për t'u pastruar nga gjaku.

Levitiku 12