Levitiku 11:11-23 Bibla Shqip (ALBB)

11. Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë.

12. Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.

13. Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t'i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;

14. qiftin dhe çdo lloj fajkoi;

15. çdo lloj korbi;

16. strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;

17. bufin, karabullakun e detit, ibisin;

18. mjellmën, pelikanin, hutën;

19. lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzën dhe lakuriqin e natës.

20. Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.

21. Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.

22. Nga këta mund të hani çdo lloj karkaleci, çdo lloj bulku dhe çdo lloj akridi.

23. Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.

Levitiku 11