1. Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë atyre:
2. "Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni: Këto janë kafshët që do të mund të hani nga tërë kafshët që janë mbi tokë.
3. Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.
4. Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
5. baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
6. lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;
7. derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
8. Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.
9. Midis gjithë kafshëve që ndodhen në ujë mund të hani këto: mund të hani të gjithë ato që kanë pendë e luspa në ujë, si në dete ashtu dhe në lumenj.