1. Ah, sikur të ishe ti si një vëllai im, që mënd në gjinjtë e nënës sime! Duke të gjetur jashtë do të të puthja, dhe askush nuk do të më përçmonte.
2. Do të të çoja dhe do të fusja në shtëpinë e nënës sime; ti do të më mësoje dhe unë do të të jepja për të pirë verë aromatike, lëng nga shega ime.
3. Dora e tij e majtë qoftë nën kokën time dhe e djathta e tij më përqafoftë!
4. O bija të Jeruzalemit, ju lutem shumë, mos e shqetësoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, derisa kështu t'i pëlqejë.
5. Kush është ajo që del nga shkretëtira duke u mbështetur tek i dashuri i saj? Të kam zgjuar nën mollën, ku nëna jote të ka lindur, ku ajo që të ka lindur të ka nxjerrë në dritë.