Kantiku i Kantikëve 7:5-11 Bibla Shqip (ALBB)

5. Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua.

6. Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron!

7. Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe gjinjtë e tu janë si vile.

8. Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin gjinjtë e tu si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,

9. dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.

10. Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.

11. Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!

Kantiku i Kantikëve 7