1. Kur të gjithë mbretërit e amorenjve që ndodheshin matanë Jordanit në drejtim të perëndimit dhe tërë mbretërit e kanaanenjve që ishin pranë detit mësuan që Zoti kishte tharë ujërat e Jordanit para bijve
2. Në atë kohë Zoti i tha Jozueut: "Bëj thika prej guri dhe fillo përsëri të rrethpresësh bijtë e Izraelit".
3. Kështu Jozueu bëri thika prej guri dhe rrethpreu bijtë e Izraelit mbi kodrinën e Haaralothit.
4. Kjo qe arsyeja për të cilin Jozueu i rrethpreu; i tërë populli që kishte dalë nga Egjipti, meshkujt, tërë burrat luftëtarë, kishin vdekur në shkretëtirë gjatë rrugës, mbasi kishin dalë nga Egjipti.