Jozueu 21:5-11 Bibla Shqip (ALBB)

5. Bijve të tjerë të Kehathit u ranë në short dhjetë qytete nga familjet e fisit të Efraimit, nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit të Manasit.

6. Bijve të Gershonit u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysmë fisi i Manasit në Bashan.

7. Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, u ranë dymbëdhjetë qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.

8. Bijtë e Izraelit ua dhanë, pra, me short këto qytete me gjithë kullotat e tyre levitëve, ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.

9. Kështu ata dhanë, duke i marrë nga fisi i bijve të Judës dhe nga fisi i bijve të Simeonit, qytetet e përmendura këtu,

10. që ranë në dorë të bijve të Aaronit që u përkisnin familjeve të kehathitëve, bij të Levit, sepse hiseja e parë që u hodh me short u ra atyre.

11. Ata morën, pra, Kirjath-Arbën, domethënë Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), në krahinën malore të Judës, me tokat e saj për kullotë rreth e qark;

Jozueu 21