28. nga fisi i Isakarit, Kishionin me tokat e tij për kullotë, Daberathin me tokat e tij për kullotë,
29. Jarmuthin me tokat e tij për kullotë, En-Ganimin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
30. nga fisi i Asherit, Mishalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
31. Helkathin me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin, me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
32. dhe nga fisi i Neftalit, Kadeshin në Galile (si qytet strehimi për vrasësin), me gjithë tokat e tij për kullotë, Hamoth-Dorin me tokat e tij për kullotë, dhe Kartanin me tokat e tij për kullotë; tri qytete.
33. Shuma e qyteteve të gershonitëve, sipas familjeve të tyre, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë.