Jozueu 18:19-28 Bibla Shqip (ALBB)

19. Kufiri kalonte pastaj nga shpati verior i Beth-Hoglahut dhe mbaronte në kepin verior të Detit të Kripur, në skajin jugor të Jordanit. Ky ishte kufiri në jug.

20. Jordani shërbente si kufi nga ana lindore. Kjo ishte trashëgimia e bijve të Beniaminit në bazë të kufijve rreth e qark, sipas familjeve të tyre.

21. Qytetet e fiseve të bijve të Beniaminit, sipas familjeve të tyre, ishin Jeriko, Beth-Hoglahu, Emek-Ketsitsi,

22. Beth-Arabahu, Tsemaraimi, Betheli,

23. Avimi, Parahu, Ofrahu,

24. Kefar-Haamoni, Ofni dhe Geba: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;

25. Gabaoni, Ramahu, Beerothi,

26. Mitspehu, Kefirahu, Motsahu,

27. Rekemi, Irpeeli, Taralahu,

28. Tselahu, Efeli, Gebusi (që është Jeruzalemi), Gibeathi dhe Kirjathi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre. Kjo që trashëgimia e bijve të Beniaminit, sipas familjeve të tyre.

Jozueu 18