Jozueu 16:8-10 Bibla Shqip (ALBB)

8. Nga Tapuah kufiri shtrihej në perëndim deri në përruan Kanah dhe mbaronte në det. Kjo qe trashëgimia e fisit të Efraimit, sipas familjeve të tyre,

9. bashkë me qytetet e rezervuara për bijtë e Efraimit në mes të trashëgimisë së bijve të Manasit, të gjitha qytetet bashkë me fshatrat e tyre.

10. Por ata nuk i dëbuan kanaanenjtë që banonin në Gezer; kështu kanaanenjtë kanë banuar në mes të Efraimit deri ditën e sotme, por u bënë skllevër.

Jozueu 16