Jozueu 13:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por Jozueu ishte plak dhe në moshë të shtyrë; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrë në moshë, dhe të mbetet një pjesë shumë e madhe e vendit për të pushtuar.

2. Ky është vendi që mbetet akoma: tërë territori i filistenjve dhe gjithë ai i geshuritëve,

3. nga Shikori që rrjedh në lindje të Egjiptit, deri në kufirin e Ekronit nga veriu (krahinë që konsiderohet kanaanease), tokat e pesë princave të filistenjve, domethënë të Gazës, të Ashdodit, të Ashkalonit, të Gathit, të Ekronit dhe të avenjve gjithashtu,

4. në jug, tërë vendi i kanaanenjve, dhe Mearahu që u përket sidonëve deri në Afek, deri në kufirin e amorenjve;

5. vendi i giblitëve dhe tërë Libani në drejtim të lindjes, nga Baal-Gadi në këmbët e malit Hermon deri në hyrje të Hamathit;

Jozueu 13