Jobi 6:4-12 Bibla Shqip (ALBB)

4. Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerret e Perëndisë janë renditur kundër meje.

5. Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?

6. A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?

7. Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.

8. Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!

9. Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!

10. Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.

11. Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?

12. Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?

Jobi 6