8. Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.
9. Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.
10. Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?
11. Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.
12. Nuk do t'i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.
13. Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t'i afrohet me një fre të dyfishtë?
14. Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?
15. Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.
16. Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.
17. Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.