Jobi 41:6-18 Bibla Shqip (ALBB)

6. Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?

7. A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja?

8. Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.

9. Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.

10. Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?

11. Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.

12. Nuk do t'i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.

13. Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t'i afrohet me një fre të dyfishtë?

14. Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?

15. Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.

16. Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.

17. Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.

18. Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.

Jobi 41