6. Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
7. Mbaje mend: cili i pafajshëm është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?
8. Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.
9. Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.
10. Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer.
11. Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.
12. Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
13. Midis mendimeve të vegimeve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,
14. më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.
15. Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit.