Jobi 4:2-11 Bibla Shqip (ALBB)

2. "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t'i ndalë fjalët?

3. Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;

4. fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.

5. Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.

6. Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?

7. Mbaje mend: cili i pafajshëm është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?

8. Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.

9. Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.

10. Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer.

11. Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.

Jobi 4