Jobi 37:8-16 Bibla Shqip (ALBB)

8. Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.

9. Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.

10. Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.

11. I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

12. Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.

13. I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.

14. Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!

15. A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtimën e reve të tij?

16. A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?

Jobi 37