1. Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:
2. "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?
3. Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".
4. Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.
5. Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.
6. Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?
7. Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?
8. Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.