Jobi 29:21-25 Bibla Shqip (ALBB)

21. Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.

22. Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.

23. Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.

24. Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.

25. Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.

Jobi 29