11. veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,
12. sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.
13. Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.
14. Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.
15. Isha sy për të verbrin dhe këmbë për çalamanin;
16. isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.
17. I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij.
18. Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;
19. rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;
20. lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".