Jobi 25 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

2. "Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.

3. A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?

4. Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

5. Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

6. aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".