Jobi 23:10-17 Bibla Shqip (ALBB)

10. Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

11. Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;

12. nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.

13. Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,

14. kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.

15. Prandaj në prani të tij e ndiej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.

16. Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.

17. Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

Jobi 23