1. Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
2. "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.
3. Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!
4. Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.
5. Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.