Jobi 22:4-10 Bibla Shqip (ALBB)

4. Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?

5. Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

6. Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.

7. Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.

8. Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.

9. E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.

10. Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,

Jobi 22