15. A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,
16. që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?
17. Ata i thoshin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".
18. Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
19. Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajshmi tallet me ta;
20. po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
21. Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqenie.
22. Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.
23. Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua
24. dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
25. atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
26. Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.
27. Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.
28. Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.
29. Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin
30. dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajshëm; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastërtisë së duarve të tua".