Jobi 22:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

2. "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.

3. Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?

4. Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?

5. Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

6. Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.

Jobi 22