Jobi 15:5-8 Bibla Shqip (ALBB)

5. Sepse prapësia jote t'i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve.

6. Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.

7. A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?

8. A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëruake diturinë?

Jobi 15