Jobi 14:11-22 Bibla Shqip (ALBB)

11. Mund të mungojnë ujërat në det dhe një lumë të meket dhe të thahet,

12. por njeriu që dergjet nuk ngrihet më; sa të mos ketë më qiej, nuk do të zgjohet dhe nuk do të çohet më nga gjumi i tij.

13. Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje!

14. Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, derisa të arrinte ora e ndryshimit tim.

15. Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.

16. Atëherë ti do të më numëroje hapat, por nuk do të vije re mëkatet e mia;

17. do ta vulosje në një thes mëkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim.

18. Por ashtu si një mal rrëzohet dhe thërrmohet, ashtu si një shkëmb luan nga vendi i tij,

19. ashtu si ujërat gërryejnë gurët dhe vërshimet marrin me vete dheun, kështu ti shkatërron shpresën e njeriut.

20. Ti e vë përfund përgjithnjë, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrën dhe e dëbon.

21. Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re.

22. Ai ndjen vetëm dhembjen e madhe të mishit të tij dhe pikëllohet për veten e tij.

Jobi 14