Jobi 14:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.

2. Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.

3. Mbi një qenie të tillë ti i mban sytë të hapur, dhe më bën që të dal në gjyq bashkë me ty.

4. Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush.

5. Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t'i kapërcejë.

6. Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, derisa të mbarojë ditën e tij si një argat.

7. Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë.

8. Edhe sikur rrënjët e tij të plaken nën tokë dhe trungu i tij të vdesë nën dhe,

9. me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë.

10. Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?

Jobi 14