Jobi 10:12-18 Bibla Shqip (ALBB)

12. Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe përkujdesja jote është kujdesur për frymën time,

13. por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.

14. Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.

15. Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.

16. Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.

17. Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.

18. Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!

Jobi 10