Jeremia 47:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër filistenjve, para se Faraoni të sulmonte Gazën.

2. Kështu thotë Zoti: "Ja ujërat po ngrihen nga veriu, bëhen një përrua që del nga shtrati dhe përmbytin vendin dhe gjithçka përmban, qytetin dhe ata që banojnë në të; atëherë njerëzit do të bërtasin dhe tërë banorët e vendit, do të ulërijnë.

3. Në zhurmën e trokut të kuajve të fuqishëm, në rrapëllimën e qerreve të tyre, në poteren e rrotave të tyre, etërit nuk do të kthehen nga bijtë e tyre për shkak të dobësisë së duarve të tyre,

Jeremia 47