Jeremia 30:22-24 Bibla Shqip (ALBB)

22. "Ju do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj".

23. Ja, po shpërthen stuhia e Zotit, një stuhi e shfrenuar do të bjerë me forcë mbi kokat e të pafeve.

24. Zemërimi i zjarrtë i Zotit nuk do të fashitet, derisa të mos ketë plotësuar, derisa të mos ketë realizuar synimet e zemrës së tij. Në ditët e fundit ju do ta kuptoni.

Jeremia 30