Jeremia 28:13-17 Bibla Shqip (ALBB)

13. "Shko dhe i thuaj Hananiahut: Kështu thotë Zoti: Ti ke thyer disa zgjedha prej druri, por në vendin e tyre ke krijuar zgjedha prej hekuri.

14. Kështu në fakt thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë vë një zgjedhë prej hekuri mbi qafën e tërë këtyre kombeve që t'i shërbejnë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ata do t'i shërbejnë. Atij i kam dhënë gjithashtu kafshët e fushës".

15. Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dëgjo, Hananiah, Zoti nuk të ka dërguar, dhe ti e ke shtyrë këtë popull t'i besojë gënjeshtrës.

16. Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit"".

17. Profeti Hananiah vdiq po atë vit, në muajin e shtatë.

Jeremia 28