Jeremia 17:12-22 Bibla Shqip (ALBB)

12. Froni i lavdisë së shkëlqyer që në fillim është vendi i shenjtërores sonë.

13. O Zot, shpresa e Izraelit, tërë ata që të braktisin do të turpërohen. "Ata që largohen nga unë do të jenë të shkruar në tokë, sepse e kanë braktisur Zotin, burimin e ujit të gjallë".

14. Shëromë, o Zot, dhe do të shërohem, shpëtomë dhe do të shpëtoj, sepse ti je lavdia ime.

15. Ja, ata më thonë: "Ku është fjala e Zotit? Le të realizohet tani!"

16. Megjithatë unë nuk refuzova të jem bariu i tyre duke të ndjekur ty, as dëshirova ditën e kobshme. Ti e di atë që doli nga goja ime, sepse bëhej në praninë tënde.

17. Mos u bëj për mua një frikë; ti je streha ime ditën e fatkeqësisë.

18. Qofshin të turpëruar përndjekësit e mi, por mos qofsha unë i turpëruar; qofshin të turpëruar ata, por mos qofsha i turpëruar unë; sill mbi ta ditën e fatkeqësisë dhe shkatërroji me një shkatërrim të dyfishtë!

19. Kështu më ka thënë Zoti: "Shko dhe ndalu te porta e bijve të popullit, nëpër të cilën hyjnë dhe dalin mbretërit e Judës dhe pranë të gjitha portave të Jeruzalemit,

20. dhe u thuaj atyre: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbretër të Judës, dhe tërë Juda dhe ju të gjithë banorë të Jeruzalemit, që hyni nëpër këto porta".

21. Kështu thotë Zoti: "Kujdesuni për veten tuaj dhe mos mbartni asnjë peshë dhe mos e futni nëpër portat e Jeruzalemit ditën e shtunë.

22. Mos mbartni asnjë peshë jashtë shtëpive tuaja dhe mos kryeni asnjë punë ditën e shtunë, por shenjtëroni ditën e shtunë, ashtu siç i kam urdhëruar etërit tuaj.

Jeremia 17