Jeremia 13:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kështu më ka thënë Zoti: "Shko të më blesh një brez prej liri dhe vëre mbi ijët e tua, por mos e zhyt në ujë".

2. Kështu unë bleva brezin, sipas fjalëve të Zotit dhe e vura mbi ijët e mia.

3. Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua për herë të dytë, duke thënë:

4. "Merr brezin që ke blerë dhe që e ke mbi ijët e tua, çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe aty fshihe në të çarën e një shkëmbi".

5. Unë shkova dhe e fsheha pranë Eufratit, ashtu si më kishte porositur Zoti.

Jeremia 13