Isaia 8:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti më tha: "Merr një rrasë të madhe dhe shkruaj mbi të me shkronja të zakonshme: "Maher-Shalal-Hash-Baz"".

2. Atëherë mora me vete për të dëshmuar si dëshmitarë të besuar, priftin Uria dhe Zakarian, birin e Jaberekiahut.

3. U bashkova gjithashtu me profeteshën dhe kjo mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë. Atëherë Zoti më tha: "Quaje Maher-Shalal-Hash-Baz;

4. sepse para se fëmija të dijë të thotë: "Ati im", o "Nëna ime", pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarias do të çohen para mbretit të Asirisë".

Isaia 8