5. Sepse Siria, Efraimi dhe i biri i Remaliahut kanë menduar të këqija kundër teje, duke thënë:
6. "Të dalim kundër Judës, ta tmerrojmë, të hapim një të çarë në muret e saj dhe të vendosim si mbret në mesin e saj të birin e Tabeelit"".
7. Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kjo nuk ka për të ardhur, nuk ka për të ndodhur,
8. sepse kryeqyteti i Sirisë është Damasku dhe i pari i Damaskut është Retsini. Brenda gjashtëdhjetë e pesë vjetëve Efraimi do të bëhet copë-copë dhe nuk do të jetë më popull.
9. Kryeqyteti i Efraimit është Samaria dhe i pari i Samarisë është i biri i Remaliahut. Po të mos besoni, me siguri nuk do të bëhemi të qëndrueshëm".
10. Zoti i foli përsëri Ashazit dhe i tha:
11. "Kërkoji një shenjë për vete Zotit, Perëndisë tënd; kërkoja ose në thellësitë ose në lartësitë".
12. Por Ashazi u përgjigj: "Unë nuk do të kërkoj asgjë, nuk dua të tundoj Zotin".
13. Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?
14. Prandaj vet Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.
15. Ai do të hajë ajkë dhe mjaltë derisa të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën.